Peshkatari shqiptar shpallet fajtor për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm

Një peshkatar shqiptar, i njohur si Eno Gajda, 58 vjeç, është shpallur fajtor për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm.

Ai po udhëtonte me një jaht nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar, duke pasur 17 emigrantë në bord.

Gajda u arrestua nga oficerët e Komandës së Sigurisë Kufitare në brigjet e Dorset, më 27 gusht të këtij viti.

Jahti, i gjatë 40 metra, kishte nisur nga Dielette në Francë dhe u gjurmua gjatë lundrimit drejt bregdetit pranë Portlandit.

Oficerët e BSC-së ndaluan jahtin dhe arrestuan Gajdën, duke e shoqëruar atë drejt Portland Marina, ku zbritën 16 burra shqiptarë dhe një i mitur i gjinisë mashkullore.

Emigrantët u morën në trajtim nga autoritetet e imigracionit, ndërsa Gajda u mor në pyetje nga Agjencia Kombëtare e Krimit.

Ai pranoi fajësinë dhe do të dënohet më 18 nëntor.

Komandanti i degës së NCA-së, Andy Tickner, theksoi se ky rast përbënte një përpjekje të paturpshme për të kontrabanduar emigrantë të cenueshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar. “Ky ishte një përpjekje e paturpshme për të kontrabanduar një grup emigrantësh të cenueshëm në Mbretërinë e Bashkuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *