Protestat studentore në Tiranë kanë hyrë në ditën e 15-të, ku një grup protestuesish është mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit.
Pamjet nga protesta e së martës tregojnë tensione para godinës së ministrisë, ku disa protestues i kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe kartonëve.
Në fotografi vërehet prania e shtuar e forcave policore, të cilat janë pozicionuar pranë objektit për të garantuar sigurinë dhe për të parandaluar incidente të mundshme.
Një autobot me ujë është vendosur gjithashtu në gatishmëri, për rastin e përshkallëzimit të situatës.
Ndryshe nga dy ditët e fundit, kur protestat u zhvilluan pa përplasje të mëdha ndërmjet demonstruesve dhe policisë, dita e 15-të është shoqëruar me djegien e materialeve para ministrisë.