E mërkura do të sjellë mot të ngrohtë me diell dhe vranësira të pakta.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndersa ato maksimale pritet të arrijnë nga 10 deri në 13 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.
Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme.
Megjithatë, mëngjeset e ftohta dhe ndryshimet e temperaturave gjatë ditës mund të kenë ndikim te ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore.
Prandaj, rekomandohet të visheni në mënyrë të përshtatshme, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes, kur temperaturat janë më të ulëta.
Sa i përket kushteve agrometeorologjike, edhe pse mungon lagështia, në zonat ku toka është e përshtatshme, sidomos në ato të lehta, rekomandohet që të vazhdohet me mbjelljet vjeshtore.
Në zonat e larta, ka mundësi për paraqitjen e brymës dhe mjegullës, kryesisht gjatë orëve të mëngjesit.