Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka shpërthyer me një deklaratë të rëndësishme, duke theksuar se Kosova ka humbur mbi 800 milionë euro në asistencë për shkak të masave të vendosura nga Bashkimi Evropian.
Ajo ka kritikuar ashpër përgjegjësinë e qeverisë për ngecjet e vazhdueshme në procesin e integrimit evropian, duke e vënë në dukje se ky është një dëm i madh për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.