Sot në Maqedoninë e Veriut, moti do të karakterizohet nga vranësira të ndryshueshme me periudha diellore.
Do të fryjë erë mesatare nga veriperëndimi, e cila në disa çaste do të jetë e fortë, duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/orë përgjatë Vardarit.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 0 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimumet do të arrijnë nga 11 deri në 18 gradë.
Në Shkup, parashikimi është i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell.
Temperatura minimale pritet të bjerë në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.