Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka diskutuar sot mbi raundin e dytë të zgjedhjeve në Komunën e Bërvenicës.
Ai theksoi se mbështetja e VLEN-it për kandidatin e AKI-së do të jetë e kushtëzuar nga sjellja e këtij të fundit.
Kasami tregoi se pas përfundimit të raundit të parë, kandidati i VLEN-it ka qenë në shtabin e AKI-së dhe ka shprehur mbështetje për ta, megjithatë theksoi se mbështetja e VLEN-it do të varet nga fushata e AKI-së. “Kandidati ynë ishte në shtab të kandidatit të AKI-së dhe ia uroi fitoren dhe tregoi përkrahjen.
Por duhet të dijmë rrjedhën që BDI nuk shkoi në raundin e dytë si fituese.
Angazhimi ynë varet nga ajo se si do të sillet BDI.
Nëse ata fushatën e bëjnë kundër VLEN-it, ata duhet ta sqarojnë këtë.” Ai vazhdoi: “Para një viti e dijmë që kandidati i VLEN-it largoi të gjitha flamuret partiake dhe kërkoi mbështetjen e shqiptarëve, kjo nuk po ndodh tani.
Për më shumë, deklarimet e AKI-së dhe BDI-së tani janë se e kanë fituar VLEN-in.
Nëse qëllimi i tyre është që të mos e fitojnë Bërvenicën, por ta fitojnë VLEN-in, ata bëjnë fushatë për ta humbur komunën,” përfundoi Kasami.