AGK shpreh shqetësimin për mbylljen e seancës gjyqësore në rastin e femicidit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësim lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit për ta mbajtur të mbyllur për media seancën gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Në një reagim publik, AGK-ja ka bërë të ditur se gjykata nuk ka ofruar ndonjë arsye ose sqarim për këtë vendim që përjashton mediat nga seanca.

Sipas AGK-së, ky veprim përbën një kufizim të paarsyeshëm të lirisë së medias për të raportuar mbi trajtimin e rasteve të femicidit nga ana e gjykatave.

Asociacioni thekson se mbyllja e seancës ndodh vetëm disa ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, për të cilën mediat dhe gazetarët kanë raportuar dështimet e institucioneve shtetërore në mbrojtjen e saj.

AGK-ja vlerëson se nuk ka ndonjë rrezik ligjor që do ta justifikonte kufizimin e qasjes së mediave në këtë seancë, duke e cilësuar vlerësimin e Gjykatës së Apelit si të gabuar.

Sipas këtij asociacioni, një vendim i tillë pamundëson informimin e publikut dhe cenon të drejtën e qytetarëve për të kuptuar se si trajtohen rastet e femicidit nga sistemi gjyqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *