Reagimi i Lidhjes Shqiptare ndaj Deklaratës së Afrim Gashit për Zgjedhjet në Bërvenicë

Lidhja Shqiptare e Ziadin Selës ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, lidhur me zgjedhjet në Bërvenicë, duke e kundërshtuar cilësimin e dëshirës për fitore të një kandidati shqiptar si “provincializëm”.

LSH-ja e konsideron këtë deklaratë të papërshtatshme dhe i bën thirrje qytetarëve të Bërvenicës që të mobilizohen për zgjedhjet e së dielës.

Njoftimi i plotë i Lidhjes Shqiptare thotë: “Kauza Kombëtare nuk është provincializëm, por Afrim Gashi është vasal që mohon edhe identitetin e vetë.” Sot dëgjuam deklaratën më skandaloze, më të turpshme dhe më poshtëruese të një funksionari shqiptar, i cili rri ulur në një kolltuk që u fitua me shumë sakrificë e gjak të derdhur.

Afrim Gashi sot e quajti provincializëm dëshirën e shqiptarëve për fitoren e kandidatit shqiptar në Bërvenicë, duke shtuar se ai uron “të fitojë më i miri” dhe lutet që të përfundojnë ndarjet në baza etnike.

Afrim Gashi, i cili i ra pishman edhe për atdheun e tij, mohoi gjuhën shqipe.

Nuk i pengon nacionalizmi i Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së, festa e tyre për “fitoren maqedonase” në Kërçovë e Bërvenicë në zgjedhjet e kaluara, por i pengon vetëm dëshira e shqiptarëve për fitore aty ku janë shumicë dhe meritojnë fitore.

Lidhja Shqiptare dënon ashpër këtë retorikë të Gashit dhe koalicionit ku ai bën pjesë, duke ftuar shqiptarët e Bërvenicës që t’i japin përgjigjen e duhur atij dhe Mickoskit të dielën.

Përkatësia kombëtare dhe e drejta e shqiptarëve për të qeverisur me Bërvenicën është e drejtë hyjnore, njerëzore dhe demokratike, sepse shqiptarët aty janë shumicë.

Motra e vëllezër, mobilizohuni masivisht, lini dallimet politike e lojërat e vasalëve, sepse të dielën duhet të fitojë kandidati shqiptar dhe qytetarët shqiptarë të Komunës së Bërvenicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *