Arrestohet shqiptar në Greqi për vjedhje të tubave të gazit dhe shpërthim tragjik

Një shtetas shqiptar ka rënë në pranga në Greqi, së bashku me dy shtetas grekë, nën dyshimin se kanë vjedhur tubat e gazit prej bakri nga një ndërtesë në qendër të Athinës.

Ky veprim dyshohet se ka shkaktuar një rrjedhje gazi dhe shpërthimin tragjik, ku humbën jetën gjashtë persona.

Shpërthimi ndodhi më 25 shtator, në lagjen turistike të Plakës në Athinë.

Midis gjashtë viktimave ishin edhe katër shtetas amerikanë, raporton Reuters.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *