Aksident Tragjik në Itali: Një 20-vjeçar shqiptar humb jetën në autostradë

Një 20-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në autostradën A1 në Itali.

Ai u godit nga një veturë tip SUV, teksa kishte dalë nga automjeti për të vendosur trekëndëshin e emergjencës.

Viktima, Th.Q., ishte nga Caorso, në provincën e Piacenzës, dhe kishte lindur në Piacenza në një familje me origjinë shqiptare.

Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur gjatë natës mes 29 dhe 30 tetorit, në afërsi të Melegnanos, në drejtim të Milanos.

I riu po udhëtonte me katër shokë në një automjet Volvo me targa zvicerane.

Pas kalimit të pikës së pagesës së autostradës Milano Sud, vetura ka filluar të devijojë nga rruga dhe është përplasur me ndarësen qendrore të korsive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *