Protesta e Studentëve: Opozita Jemi Ne!

Protesta para Ministrisë së Arsimit ka kaluar në disa Momente tensioni dhe pakënaqësie.

Mbështetësit dhe deputetët e Partisë Demokratike u bashkuan në protestë, duke shkaktuar reagimin e studentëve që e shprehën kundërshtimin e tyre për tu bashkuar me ta.

Fillimisht, ky bashkim u shoqërua me një incident ku dy persona patën një debat të ashpër.

Megjithatë, situata u qetësua shpejt falë ndërhyrjes së protestuesve të tjerë që ndodheshin në shesh.

Studentët shprehën hapur pakënaqësinë e tyre, duke deklaruar se nuk janë dakord që mbështetësit dhe strukturat e opozitës t’i bashkohen protestës së tyre.

Ata janë dëgjuar të thërrasin në kor: “Opozita jemi ne!”, duke kërkuar që lëvizja e tyre të mbetet studentore dhe e pavarur nga partitë politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *