Votimi në raundin e dytë për kryetar të Komunës së Bërvenicës

Në raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, që filluan sot në orën 07:00, kanë të drejtë të votojnë gjithsej 107 persona të sëmurë ose të pafuqishëm, si dhe 9 individë që janë në vuajtje të dënimit me burg.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), votimi për këta të fundit po zhvillohet në tri institucione ndëshkuese-përmirësuese, në Shkup, Shtip dhe Tetovë. “Votimi sot ka filluar në orën 07:00 të mëngjesit.

Raundin e dytë të zgjedhjeve do ta monitorojnë gjithsej 61 vëzhgues të akredituar, prej të cilëve 56 janë vendorë dhe 5 ndërkombëtarë,” njoftojnë nga KSHZ-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *