Arrestime të shumta për drogë në Shkup dhe qytetet përreth

Gjatë dy ditëve të fundit, 13 persona me moshë nga 18 deri në 46 vjeç janë arrestuar në Shkup, Prilep, Demir Kapi, Bogovinë dhe Shtip.

Policët, gjatë kontrolleve, kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, substanca të bardha pluhur dhe në formë kokrrizash, si dhe tableta dhe sende të tjera me përmbajtje pluhuri.

Në Shkup janë arrestuar nëntë persona, të cilët u kapën me marihuanë dhe materiale të dyshuara narkotike.

Po ashtu, në burgun e Prilepit, gjatë kontrollit të një të burgosuri 32-vjeçar, janë zbuluar materiale pluhur, disa tableta me ngjyra të ndryshme dhe sende me përmbajtje pluhuri. “Po të njëjtën ditë, në orën 21:00, në fshatin Bogovinë, zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Kamjan e kanë privuar nga liria një 44-vjeçar nga fshati Pirok, pasi tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Ai është mbajtur në stacion policor.” Ndërsa në Demir Kapi, policia ka arrestuar një 29-vjeçar nga fshati Koreshnicë, tek i cili janë gjetur materiale të bardha pluhur dhe një tabletë.

Një rast tjetër, sipas MPB-së, ka ndodhur edhe në Shtip, ku një 26-vjeçar nga Shkupi është kapur duke konsumuar marihuanë.

Nga MPB njoftojnë se, pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse ndaj personave të arrestuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *