Kritikat ndaj Ministrave për Dështimin në Mbrojtjen e Arlinda Zekajt

Politologë dhe njohës të çështjeve sociale kanë shprehur kritika ndaj ministrave Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla, pas vendimit të tyre për të mos dhënë dorëheqje, pavarësisht se raportet kanë vërtetuar dështimin në mbrojtjen e Arlinda Zekajt.

Këto raportet e dy ministrive të udhëhequra nga ata kanë nxjerrë në pah dështimin në mbrojtjen e jetës së Arlinda Zekajt.

Përsa i përket kërkesave për dorëheqje të Gërvallës dhe Sveçlës, të dy kanë dhënë përgjigje të ngjashme.

Politologu Ramiz Ismajli thekson se dorëheqja është e nevojshme. “Të jemi të qartë, dhënia e dorëheqjes nuk do të thotë automatikisht pranim të fajësisë, por është një çështje e përgjegjësisë dhe respektit ndaj qytetarëve, që e bëjnë Gërvallën dhe Sveçlën persona përgjegjës,” ka thënë ai.

Ismajli gjithashtu thekson se pas këtij dështimi, reformat janë të domosdoshme. “Ministri Sveçla dhe ministrja Gërvalla nuk duhet të presin presionin qytetar, por dorëheqja duhet të jetë një akt moral, pasi ata nuk e kanë parë dështimin e sistemit.

Këtu duhet të fillojnë reformat si në sistemin e drejtësisë ashtu edhe në atë të policisë për të analizuar çfarë nuk funksionon dhe çfarë duhet reformuar,” ka shtuar ai.

Nga ana tjetër, sociologu Bekim Selishta thekson se dorëheqja është e domosdoshme. “Kryeministri duhet të mendojë për dorëheqjen, sepse kjo është një akt moral për situatën aktuale, është akti më i vogël që mund të tregojë përballë kësaj situate që ka tronditur vendin tonë,” ka thënë Selishta.

Ai gjithashtu diskutoi dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, duke thënë se “në këtë pozicion, Hoxha duhej të kishte dhënë dorëheqjen, pasi kemi parë dështimin e politikës dhe fjalimi i Donika Gërvallës në Kuvend e konfirmon këtë nevojë për dorëheqje.” Aktivistë dhe qytetarë po protestojnë nga e mërkura para institucioneve, duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *