Aksident Tragjik në Gjinaj: Një Jetë e Humbur dhe Një Tjetër e Plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në njësinë administrative Gjinaj, në Has, ku një person ka humbur jetën.

Sipas informacioneve, si pasojë e përmbysjes së një mjeti sportiv, ka humbur jetën drejtuesi A.Q., 46 vjeç, nga Kosova, ndërsa vëllai i tij, 38-vjeçari V.Q., ka mbetur i plagosur.

Incidenti ka ndodhur në livadhet e fshatit Domaj, ku dyshohet se mjeti sportiv është përmbysur aksidentalisht.

Tani, vëllai i tij, V.Q., po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor është angazhuar për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *