Policia ka shpërndarë protestuesit duke përdorur ujë me presion, pasi këta të fundit hodhën molotovë në drejtim të efektivëve.
Pas kësaj, protestuesit janë larguar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Efektivët tani janë duke ndjekur protestuesit nëpër rrugët e kryeqytetit, me qëllim që të kapin ata që hodhën sende të forta ndaj policisë.