Parashikimi i Motit për Ditën e Diel: Kushte Atmosferike të Paqëndrueshme në Kosovë

Ditën e diel, vendi ynë pritet të përballet me kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare dhe reshje të dendura, si dhe disa intervale të herëpashershme me kthjellime (diell).

Vranësirat do të sjellin reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët, që do të fillojnë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit dhe do të vazhdojnë gjatë ditës me intensitet të ulët.

Herë-herës do të ketë reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Në relievet malore mbi 1100-1200 metra mbi nivelin e detit, priten reshje bore me intensitet të ulët, sidomos në veriperëndim, lindje dhe juglindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare prej 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të arrijë deri në 12 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *