Një shtetas i huaj me leje qëndrimi në Kosovë ka raportuar se ka rënë viktimë e një mashtrimi kompjuterik dhe vjedhje në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur më 31 tetor, në rrugën “Muharrem Fejza – Prekazi”.
Sipas raportit policor, ankuesit i janë marrë para nga kuleta digjitale (Wallet), si dhe një pajisje me vlerë.
I dyshuari është një mashkull, shtetas i huaj dhe me të njëjtën shtetësi si ankuesi.
Pas kryerjes së veprës, ai është larguar nga vendi i ngjarjes.