Arrestime pas Protestës në Tiranë: Dhuna ndaj Policisë dhe Hetimet në Vazhdim

Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar gjashtë persona pas akteve të dhunës që ndodhën gjatë protestës të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë.

Po ashtu, tre persona të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa dy janë shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të Policisë, protestuesit dyshohet se kanë kundërshtuar dhe sulmuar me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e policisë.

Gjatë tubimit, është bllokuar qarkullimi dhe janë djegur kontejnerë të mbeturinave.

Në mesin e të arrestuarve, katër janë të moshës 18 deri në 38 vjeç, njëri prej të cilëve është shtetas i huaj, përveç dy të miturve.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrolleve, dy prej të arrestuarve janë gjetur me bomba molotov, të cilat janë sekuestruar.

Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këto incidente të dhunshme.

Rasti është referuar në Prokurori për disa vepra penale, përfshirë kundërshtimin e punonjësve të policisë, prishjen e qetësisë publike, pengimin e qarkullimit, shkatërrimin e pronës me zjarr dhe mbajtjen pa leje të armëve shpërthyese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *