Protestë paqësore për dorëheqjen e Albin Kurtit në sheshin ‘Skënderbeu’

Një grup i vogël qytetarësh u mblodh sot në sheshin “Skënderbeu” para Qeverisë për të protestuar kundër qeverisjes së Albin Kurtit dhe për të kërkuar dorëheqjen e tij.

Organizatori i protestës, Durim Aliu, theksoi rëndësinë e mbajtjes së protestës në mënyrë paqësore dhe kërkoi që të mos shkaktohen dëme.

Ai u shpreh se numri i vogël i protestuesve nuk i ka dëshpëruar dhe as nuk i ka zmbrapsur nga vendimi për të protestuar. “Ne e dimë që shumica nuk guxojnë të dalin këtu për arsye se e rrezikojnë vendin e tyre të punës.

Ne e dimë që ky regjim i Albin Kurtit nuk e ka shumë larg me ecë prej këtu.

Nuk do të ndalemi me protesta, do ta mbushim sheshin me qytetarë”, tha ai.

Gjatë protestës, në shenjë revoltimi u lëshuan auto-parlantë, ndërsa protestuesit kërkuan përmes thirrjeve “Dorëheqje” dhe me pankarta që kishin mbishkrime si “Keni dështuar” dhe “Nuk bëhet kështu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *