Leart Jahaj, Studenti i Kimiisë nga Shqipëria, Fiton Goldwater Scholarship 2026

Leart Jahaj, një student i kimisë në Providence College, i lindur në Shqipëri dhe i rritur në Shtetet e Bashkuara, është shpallur fitues i Goldwater Scholarship 2026.

Kjo është një nga bursat më prestigjioze amerikane për studentët që studiojnë shkencat natyrore, matematikën dhe inxhinierinë.

Përveç këtij suksesi, ai është përfshirë edhe në një program kërkimor të NASA-s, i fokusuar në atmosferën dhe mjedisin.

Jahaj është përzgjedhur mes 454 fituesve nga gjithsej 1,485 kandidatë në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke shënuar një arritje të rëndësishme akademike dhe shkencore.

I lindur në Shqipëri dhe i rritur në SHBA, ai aktualisht studion Kimi në Providence College, ku është angazhuar në projekte kërkimore që lidhen me ndotjen e ajrit dhe analizimin e përbërjes kimike të grimcave atmosferike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *