Instituti Hidrometeorologjik njofton se sot në Kosovë do të kemi mot të vranët me reshje shiu.
Në viset e larta priten reshje të përziera shiu dhe bore.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 6 deri në 8 gradë.