Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar sot se buxheti i vitit 2027 është miratuar në Qeveri pas afatit ligjor.
Në një postim në Facebook, Hoti thekson se miratimi është bërë pas datës së caktuar më 31 tetor, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike. “Në vitet e kaluara, kur ndonjë komunë e miratonte buxhetin komunal pas afatit ligjor, Qeveria nuk e përfshinte atë komunë në buxhetin e përgjithshëm.
Në raste të tilla, buxheti i asaj komune duhej t’i nënshtrohej veçmas procedurave të miratimit në Qeveri dhe në Kuvend.” Hoti shpreh shqetësimin e tij duke thënë se “është e papranueshme kjo nëpërkëmbje e ligjit nga LVV-ja dhe sejmenët e saj. Është mjerim politik të shohësh 20 ministra të mbledhur për të miratuar buxhetin, të cilët, ndonëse janë të vetëdijshëm se po bëjnë shkelje ligjore, nuk guxojnë të hapin gojën për ta konstatuar për shkelje.”