Shqipëria të martën pritet të përballet me kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa pas orëve të pasdites priten intervale kthjellimesh.
Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme, me intensitet të ulët, përveç jugut ku priten reshje me intensitet deri mesatar, hera-herës shoqëruar me shtrëngata afatshkurtra dhe shkarkesa elektrike.