Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një emërim të ri duke e zgjedhur Edona Podrimjën si zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë.
Lajmi është bërë i ditur sot, ndërsa sipas informacionit, emërimi ka ndodhur një ditë më parë.
Me këtë rast, kryeministri Kurti e ka uruar Podrimjën për këtë detyrë të re, duke i dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive dhe angazhimeve që do të ketë në këtë pozitë.