LSDM sot ka akuzuar guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, se me vendimet e tij po tenton të mbrojë paratë kriminale. “Sllaveski i siguron qytetarët se ‘gjithçka është në rregull’ me ‘Alta Banka’.
Ndërkohë, njerëzit nuk kanë qasje në paratë e tyre.
Degët nuk po punojnë, njerëzit presin me orë të tëra në bankomate, ndërsa kompanitë transferojnë lirisht para.
Pse po fsheh guvernatori se sa para transferoi Vuçiç në Maqedoni?
A qëndruan këtu apo vazhduan për në Moskë?
Tani që kontrolli është marrë, ata nuk mund të thonë se nuk e dinë.
Pse po fshihen të dhënat dhe a kanë Mickoski dhe anëtarët e tjerë të mafies llogaritë e tyre në Alta Banka?
Njerëz të lidhur me Alta Banka tashmë janë ndaluar në Serbi dhe kundër tyre janë ngritur akuza penale.
Në vendin tonë, vëllimi i transferimit ende po fshihet dhe pretendohet se banka është në gjendje të shkëlqyer.
Nëse po, pse qytetarët nuk mund t’i tërheqin kursimet e tyre?
Sllaveski po prezanton masa për të mbrojtur paratë kriminale, në vend që të mbrojë kursimet dhe paratë e qytetarëve, veçanërisht pensionistët që kanë llogari në Alta Banka.
Kjo po mbron kapitalin e kriminelëve, në kurriz të qytetarëve, depozitat e të cilëve janë sekuestruar”, thonë nga LSDM.