Një grup shkrimtarësh, gazetarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan ka realizuar një vizitë në Shtëpinë e Bardhë në Washington DC.
Ky tur ishte organizuar me qëllim njohjen nga afër me historinë presidenciale dhe një nga institucionet më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Organizimi i vizitës ishte në duar të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e cila drejtohet nga presidenti Adi Memeti.
Shkrimtarja dhe gazetarja Keze Kozeta Zylo ka ndarë përvojën e saj për këtë vizitë në një artikull të publikuar në gazetën Illyria më 1 nëntor, ku përshkruan përshtypjet nga ky takim dhe rëndësinë historike të ambienteve të Shtëpisë së Bardhë.