Arrestohet një person në Pejë për ngacmim seksual

Një person është arrestuar në Pejë, duke u dyshuar për ngacmim seksual ndaj një gruaje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 2 nëntor 2026.

Në lidhje me këtë rast janë intervistuar viktima dhe një dëshmitare, të dyja femra kosovare.

Gjatë kontrollit të banesës së të dyshuarit, policia ka sekuestruar si prova materiale një laptop dhe dy telefona celularë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *