Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kantonit të Bernës në Zvicër, Shasime Osmani, u ka dërguar një mesazh të rëndësishëm të rinjve shqiptarë që po rriten në diasporë.
Ajo i inkurajon ata të ruajnë me përkushtim gjuhën shqipe, të mos harrojnë prejardhjen e tyre dhe të vazhdojnë përpara, pavarësisht sfidave që mund të hasin në jetë.