Një shpërthim ka ndodhur pas mesnate në një garazh pranë zonës së “Mileniumit” në qytetin e Lezhës.
Policia ka konfirmuar se lënda plasëse ndodhej në një automjet tip “Benz”, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Rreth orës 01:50, në një ambient parkimi, dyshohet se ka shpërthyer lënda plasëse në automjetin që i përkiste shtetasit A.
N.
Grupi hetimor po vazhdon me veprimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar e kapur autorin ose autorët e këtij shpërthimi.