Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për një individ, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale kundër integritetit seksual, që përfshin ngacmimin seksual të vajzës së tij.
Rasti dyshohet se ka ndodhur më 2 nëntor 2026, në Pejë, ku i dyshuari është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë.