Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka prezantuar sot raportin e progresit të Komisionit Evropian për vendet kandidate para Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian.
Ajo theksoi se Maqedonia e Veriut ka shfaqur përkushtim të dukshëm ndaj reformave të BE-së brenda kuadrit të agjendës së reformave, por tani është koha që të tregojë të njëjtën vendosmëri në avancimin e saj në rrugën evropiane. “Kushtet janë të qarta: Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë detyrimin për të zbatuar ndryshimet kushtetuese, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të BE-së të 18 korrikut 2022.
Komisioni Evropian do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së.
Qëllimi ynë mbetet të hapim grupin e parë sapo të përmbushen kushtet.
Tani i takon Maqedonisë së Veriut ta bëjë këtë,” u shpreh Komisionerja Evropiane në një konferencë për shtyp sot.