Operacion Hetimor Kundër Lojërave të Fatit në Prizren

Një operacion hetimor kundër lojërave të fatit është duke u zhvilluar në Rajonin e Prizrenit, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Shaqir Bytyqi.

Ai ka njoftuar se operacioni po kryhet nga Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkëpunim me stacionet policore dhe njësitë e tjera të Policisë në këtë rajon.

Bytyqi theksoi se hetimet po realizohen në koordinim me Prokurorinë kompetente, ndërsa detaje të tjera lidhur me operacionin pritet të bëhen publike pas përfundimit të veprimeve hetimore. “Një operacion hetimor kundër lojërave të fatit është duke u zhvilluar në Rajonin e Prizrenit, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Hetimet po zhvillohen nga Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, me mbështetje nga stacionet policore dhe njësitë e tjera policore të Rajonit të Prizrenit,” ka deklaruar Bytyqi.

Ai gjithashtu bëri të ditur se informacione të tjera do të publikohen pas përfundimit të operacionit dhe në koordinim me Prokurorinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *