Erina Nrecaj ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj në Zvicër, duke marrë një rol të ri drejtuese në filialin e Migros Promenade në Rorschach.
Ende pa i mbushur 20 vjeç, ajo është emëruar zëvendësdrejtuese e këtij filiali, duke treguar një ngritje të shpejtë në karrierën e saj.
Vetëm dy vjet më parë, Erina ishte duke ndjekur trajnimin profesional në filialin e gjeneratës së re të Migros-it në Gossau.
Sipas një artikulli të publikuar në “Migros Magazin”, suksesi i saj lidhet ngushtë me ambicien, aftësitë profesionale dhe pjekurinë që ka demonstruar gjatë punës.
Ajo vetë e ka pranuar se emërimi në këtë pozitë ishte një befasi për të, por përgjegjësia e re po i hap mundësi për zhvillim të mëtejshëm në aspektin profesional.
Drejtoresha e filialit ka shprehur besimin në aftësitë e saj, duke u bindur nga pjekuria dhe njohuritë e saj të gjera profesionale. “Është shumë bukur kur dikush të beson një përgjegjësi të tillë.
Filiala tashmë është, deri diku, ‘dyqani im’”, ka thënë Erina për “Migros Magazin”.