Ceremonia e Diplomimit të Kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Berlin

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila u mbajt në Berlin pas përfundimit të studimeve trevjeçare në akademitë ushtarake të Gjermanisë.

Maqedonci njoftoi se kadetët janë diplomuar në fushat e këmbësorisë, logjistikës dhe IT ushtarake.

Lexoni të plotë postimin e tij: Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, pata kënaqësinë të marr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve tanë, të cilët përfunduan studimet trevjeçare në akademitë ushtarake të Gjermanisë.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe përfaqësues ushtarakë nga Ministria Federale e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Gjermanisë.

Urime Xheto Kelmendit për diplomimin në fushën e këmbësorisë, Leutrim Nikës në logjistikë, Gentri Azemit në IT ushtarake, si dhe Lavdim Sylejmanit dhe Betim Elshanit në polici ushtarake.

Pas diplomimit, ata do t’i bashkohen trupës së oficerëve të Ushtrisë së Kosovës dhe do t’i shërbejnë vendit me njohuritë e përgatitjen e fituar.

Deri më tani, 18 kadetë kanë përfunduar studimet në akademitë ushtarake të Gjermanisë, ndërsa 16 të tjerë po ndjekin studime ushtarake në akademi të ndryshme gjermane.

Përmes programit Military Training Assistance, mbi 80 pjesëtarë të FSK-së kanë marrë pjesë në trajnime të ndryshme në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *