Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkolonel Faton Pllana, organizoi një takim lamtumirës për Nënkolonel Miguel Cisneros, Oficer Ekzekutiv i Grupit të Mbështetjes së Zonës – Ballkani, të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ka shërbyer në Kampin Bondsteel, në Sojevë të Ferizajt.
Takimi u mbajt në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për bashkëpunimin e deritanishëm, për nder të përfundimit të misionit të Nënkolonel Cisneros në Kosovë.