Operacioni Kundër Bixhozit të Kundërligjshëm në Prizren: 22 të Arrestuar

Prokuroria Themelore e Prizrenit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar një operacion të gjerë kundër bixhozit të paligjshëm, gjatë të cilit janë arrestuar 22 të dyshuar në rajonin e Prizrenit.

Siç njoftohet, operacioni ka ndodhur më 4 nëntor 2026, në orët e mbrëmjes.

Njoftimi thekson se operacioni është rezultat i një pune të gjatë dhe veprimeve operativ-hetimore, duke përfshirë masa të veçanta hetimore.

Qëllimi ka qenë goditja e lojërave të fatit, veçanërisht atyre online, në rajonin e Prizrenit, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore. “Hetimet janë zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, me mbështetje nga stacionet policore dhe njësitë e tjera të Policisë.

Në përputhje me urdhrin e Prokurorisë, është zbatuar plani operativ ‘Bixhozi’.

Në kuadër të këtij plani janë kontrolluar 20 lokacione, si lokale afariste ashtu edhe shtëpi banimi, që dyshoheshin për zhvillimin e aktiviteteve ilegale të bixhozit, përkatësisht organizimin e lojërave online të fatit.” Operacioni ka përfshirë lokacione në tri komuna: Prizren, Suharekë dhe Dragash. “Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar materiale të ndryshme që mund të shërbejnë si prova dhe dëshmi për dyshimin se të dyshuarit e identifikuar kanë kryer veprën penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, sipas nenit 294, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Këtu përfshihen rreth 10 mijë euro në para kesh dhe pajisje elektronike.

Gjithashtu, janë sekuestruar katër armë zjarri dhe municion.” Pas intervistimit të të dyshuarve në prani të avokatëve mbrojtës, me vendim të Prokurorisë, 19 prej tyre janë ndaluar për 48 orë, ndërsa 3 janë liruar në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *