Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka organizuar një protestë para zyrave të Bashkimit Evropian (BE), për të shprehur kundërshtimin e saj ndaj procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Kjo protestë shënon gjashtëvjetorin e arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët aktualisht po mbahen në Hagë.