Pas vrasjes tronditëse të Arlinda Zekajt më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, përgjegjësia dhe funksionimi i institucioneve të sigurisë janë vënë në qendër të vëmendjes.
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka marrë vendim për disa ndryshime në sistemin prokurorial, duke caktuar prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit si mbikëqyrës të prokurorive përkatëse në vend.
Këto masa pritet të forcojnë përgjegjësinë dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.