Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të enjte në fshatin Vasije, në Kalanë e Dodës, në Dibër, ku një elektrikist ka humbur jetën gjatë punës.
Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, dyshohet se një shtyllë elektrike është shembur dhe ka zënë poshtë punonjësin.
Elektricisti, i identifikuar me inicialet L.
Sh., ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë, policia ka filluar hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.