Tragjedia në Selenicë: Punonjësi i OSHEE-së humb jetën nga rryma elektrike

Një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka humbur jetën tragjikisht në fshatin Kocul të Selenicës, në Vlorë, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kryerjes së detyrës së tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 në një nënstacion elektrik, ku 50-vjeçari me inicialet Altin Petanaj ishte duke punuar.

Si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, ai ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia ka njoftuar se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të këtij aksidenti tragjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *