Para Ministrisë së Arsimit janë regjistruar tensione të forta, ku protestuesit kanë shprehur kundërshtim ndaj një qytetari, duke i kërkuar që të largohet nga protesta.
Situata është bërë më e tensionuar kur qytetari u afrua pranë tubimit, ndërsa pjesëmarrësit filluan të brohorasin “Largohuni!”, duke kundërshtuar praninë e tij mes tyre.
Debati mes protestuesve dhe qytetarit ka agravuar deri në përplasje fizike, duke shkaktuar momente tensioni në protestën që po zhvillohej.
Kjo nuk është hera e parë që protestat studentore hasin në kundërshtime ndaj personave që tentojnë t’i bashkohen tubimit.
Edhe më 7 tetor, protestuesit reaguan ndaj afrimit të disa individëve të tjerë, duke theksuar se protesta duhet të vazhdojë pa ndërhyrje.