Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka mbajtur, kontrolluar ose poseduar armë pa leje.
Rasti ka ndodhur më 7 nëntor, rreth orës 01:12, në rrugën “Ferid Curri”.
Gjatë kontrollit të policisë ndaj të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë lloj Glock, dy karikatorë dhe 27 fishekë.
Pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.