Mbrëmja Gala e Nëntorit Shqiptar në Nju Jork: Një Festë e Traditës dhe Artit

Mbrëmja gala e edicionit të gjashtë të “Nëntorit Shqiptar në Nju Jork” ka bashkuar figura të njohura nga arti, media, biznesi dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja u zhvillua në ambientet e njohura të Capital Ballroom, ku u ofrua një program i pasur artistik, promovim i traditës shqiptare dhe nderim për ata që kanë kontribuar në fusha të ndryshme.

Moderimi i mbrëmjes u krye nga Teni Vllacaj, Ina Dajçi dhe Soli Simak.

Një nga momentet më të veçanta ishte gara “Miss Albania NY 2026”, ku konkurrentet u prezantuan me veshje tradicionale shqiptare dhe më pas me paraqitje elegante.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *