Kosova I Bashkohet Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se vendi ynë i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve, një ngjarje e rëndësishme e organizuar brenda Forumit të Paqes në Paris.

Nëpërmjet një postimi, Kurti theksoi se qëllimi i kësaj deklarate është mbrojtja e mirëqenies dhe e ardhmes së gjeneratave të reja.

Ai e theksoi se arsimimi dhe shëndeti i fëmijëve, duke përfshirë shëndetin mendor dhe atë psikosocial, janë çështje që kërkojnë vëmendje të veçantë, sidomos në këtë epokë kur teknologjitë e reja dhe qëndrimi i gjatë para ekraneve po paraqesin sfida të reja. “Në kuadër të Forumit të Paqes në Paris u lansua Samiti i Fëmijëve, dhe si Republikë e Kosovës iu bashkuam Deklaratës Politike, me qëllim mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së gjeneratave të reja.

Arsimimi dhe shëndeti i fëmijëve, përfshirë ai mendor e psikosocial, teksa po sfidohemi nga teknologjitë e reja dhe kalojmë kohë të gjatë në ekrane, janë jetikë,” shkroi Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *