Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përshëndetur nominimin e Michael Bogachek për t’u emëruar ambasador i ardhshëm i SHBA-së në Kosovë.
Në një postim në Facebook, ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, i ka dërguar urimet e tij Bogachek, duke shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim të vazhdueshëm në forcimin e miqësisë së qëndrueshme dhe marrëdhënieve të ngushta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Presim me padurim të punojmë së bashku për të forcuar më tej miqësinë tonë të qëndrueshme dhe marrëdhënien unike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet në mesazhin e ambasadës.