Parashikimi i Moti për Shqipërinë: Kushtet Atmosferike të Paqëndrueshme

Shqipëria do të përballet me kushte atmosferike të paqëndrueshme këtë të mërkurë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, duke përfshirë intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell.

Reshjet e shiut priten që të fillojnë që në orët e para të 24-orëshit, me intensitet të ulët, kryesisht në zonat e veriperëndimit, jugperëndimit dhe pjesërisht në qendër.

Në këto zona, reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar dhe do të shoqërohen me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.

Era pritet të fryjë nga juglindja në jugperëndim me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në luginë, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 17 m/s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *