Gjykimi ndaj Jeton Sylajt për kanosjen e ish-bashkëshortes, fillon në Pejë

Në Gjykatën Themelore në Pejë, të enjten më 12 nëntor do të nisë gjykimi ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes së tij, Arlinda Zekaj.

Ajo u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës, pas një denoncimi në Polici për dhunën që kishte përjetuar nga ish-bashkëshorti.

Dyshohet se vrasësi i saj është kunati, Albert Sylaj.

Gjykata ka vendosur që shqyrtimi fillestar të mbahet i mbyllur për publikun, sipas një aktvendimi të siguruar.

Kjo masë është kërkuar nga Prokuroria për të mbrojtur jetën personale dhe familjare të të pandehurit, palës së dëmtuar dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë. “MBYLLET për publikun: Shqyrtimi fillestar i datës 12.11.2026, në çështjen e lartcekur penale me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare e të pandehurit, palës së dëmtuar dhe pjesëmarrësve tjerë në procedurë”, thuhet në aktvendimin e 10 nëntorit 2026, të marrë nga gjyqtarja Selvije Morina-Zejnaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *