Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një shtetas turk, i cili dyshohet se ka ndërhyrë në sistemet kompjuterike për të keqpërdorur kartelat bankare të shtetasve të huaj dhe për të realizuar blerje të ndryshme online.
Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, mëngjesin e së mërkurës në ora 10:00. “Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti duke bërë ndërhyrje në sistemet kompjuterike ka keqpërdorur kartelat bankare të shtetasve të huaj dhe ka bërë blerje të ndryshme online duke zhvilluar aktivitet kriminal,” thuhet në raport nga policia.
Në cilësinë e provave materiale, janë sekuestruar dy kompjuterë, dy telefona celularë, dy USB dhe disa dokumente të tjera relevante për rastin.