Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se të premten, më 13 nëntor, do të fryjnë erëra të forta jugore me shpejtësi mbi 80 kilometra në orë, ndërsa temperaturat do të jenë dukshëm mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.
Sipas parashikimit, moti do të jetë relativisht i ngrohtë, me temperatura që do të tejkalojnë mesataren për këtë kohë të vitit.
Nën ndikimin e një rryme ajrore jugore, era herë pas here do të arrijë shpejtësi mbi 80 kilometra në orë.
Në Shkup, do të fryjë erë e moderuar deri e fortë jugore, dhe moti do të jetë kryesisht me vranësira.
Gjatë orëve të mëngjesit pritet që në disa lugina të ketë mjegull të dendur.
Vendi do të ketë mot me vranësira të ndryshueshme, dhe periudha në vijim do të sjellë reshje lokale të shiut.
Nga e shtuna, për shkak të depërtimit të një mase ajrore më të ftohtë nga veriu, temperaturat do të fillojnë të bien.